×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Haradinaj: Kjo qeveri po largon Kosovën nga aleatët e sigurisë dhe anëtarësimi në NATO

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 19:29

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj qytetarët po e shohin si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s, përcjell Reporteri.net.

    “Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s. Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë”, ka thënë Haradinaj gjatë një bashkëbisedimi në Mollopolc të Shtimes.

    Haradinaj ka shtuar se kjo qeveri po e largon Kosovën nga aleatët e sigurisë.

    “Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situaten e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rreshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!