×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj konfirmon se nesër udhëton për Hagë, pasnesër intervistohet për krime lufte

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 21:32

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se të martën do të udhëtojë për në Hagë.


    “Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj.

    “Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënnë në T7.

    Gazeta Online “Reporteri.net” është media e parë që ka raportuar se Haradinaj më datë 24 korrik do të paraqitet para prokurorit të specializuar të Hagës.

    Kujtojmë se Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar. Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!