Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për padinë e mundshme ndaj Serbisë për gjenocidin e ushtruar në Kosovë.
Ai tha se gjatë kohës kur ai a qenë kryeministër në kushte konfidenciale ka përgatitur një dosje nga ekspertë të njohur në lidhje me padinë ndaj Serbisë.
“Qeveria Kurti ka një punë më të mirë të mundshme të gatshme. Puna ma e mirë e mundshme në këtë temë është bërë nën udhëheqjen time. Ai e ka përgatitjen e një materie potenciale, ai e ka në tavolinë, nuk duhet me u nxitu pa e marrë aprovimin ekspertëve se e fiton këtë rast, nuk duhet të veprojë.
Padia nuk është hajgare veç sa me livdu, duhet të zgjedhet momenti i caktuar, të merret një garanci që ta aprovojnë atë hapë sepse nëse e humb këtë rast atëherë i ke bërë dëmin më të madh ekzistencës tënde dhe iu kisha lutur të bëj kujdes në këtë.
E ka në tavolinë, materien më të lartë nga ekspertët me të njohur në botë nga ekspertiza globale që e ka punuar Qeveria Haradinaj në konfidencialitet”, tha ai në ATV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.