×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në Speciale: Shteti jem nuk është shtet, se nuk guxon me u ni prej juve

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 11:53

    Po vazhdon edhe sot seanca ndaj ish nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

    Haradinaj para prokurorit të Specializuar ka thënë se se ende nuk e di autenticitetin e dosjeve që arritën në zyrat e OVL-UÇK-së.

    Ai është shprehur se asnjëherë nuk i është konfirmuar origjinaliteti i këtyre dosjeve as nga Dhomat e Specializuara, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe sot nuk e kam të qartë dhe jam i interesuar me ditë, edhe pse jam i ulur këtu, e kam ende të paqartë. Kurrë as nga oficerët e juaj nuk na është thënë se janë dokumentet e juve. Një sen që thua se është i imi dhe unë nuk mund e identifikoj, unë ta jap ty. Unë do të jem transparent me popullin tim.

    Ne jemi kanë në pikët të hallit me këto dokumente. Ne këto dokumente na kanë qitë në pikë të hallit”, është shprehur Haradinaj.

    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së është përplasur me me prokurorin e Specializuar duke thënë se shteti i Kosovës nuk ka guxuar të ndërhyjë për të marrë këto dosje.

    “Unë ty nuk të njoh hiç dhe nuk kom nevojë me të njoftë. Unë kom pritë dhe edhe sot jam i mllefosun se pse shteti jem nuk është hiç shtet se nuk guxon me u ni prej juve se dëshmitari numri 1 që e ki këtu ka thënë se nuk guxojmë me ardhë me i marrë. Nëse dikush nuk guxon prej juve me i marrë ata janë prokuroria e vendit tem, hetuesit e vendit tem, këtu e kom problemin”, është shprehur Haradinaj.

    Gjatë ditës së djeshme, ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, përpara trupit gjykues tha se gjatë luftës në Kosovë ka vrarë ushtarë e oficerë serbë, por jo aq sa ka dashur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!