×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Haradinaj nuk heq dorë: Ka ardhur koha që unë të jem president

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 21:16

    Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj thotë se ka ardhë koha që ai të zgjidhet president i vendit.


    Thotë se e ka marrë seriozisht kandidaturën e tij për president të vendit dhe mendon se ky është veprimi më i drejtë.

    “Qysh e kam pa që ka ardhur puna, po”, u përgjigj Ramushi në emisionin “Tète a Tète” kur u pyet nëse ‘e ka pernime për tu bërë president?”.

    “Presidenti i parë i yti dhe imi ka qenë presidenti Ibrahim Rugova. Me rrethanat që kanë ardhur besoj që është e drejtë kandidatura ime”, tha Haradinaj.

    Si president i pari i AAK’së mendon edhe të pensionohet nga politika.

    “Me marrë punë direkte politike pas presidentit nuk parashihet. Kryesisht me atë punë mbyllet karriera politike”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!