×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nuk i beson Kurtit: Kam frikë se do të jetë një mashtrim dhe zhgënjim

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 13:14

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se ai e pranon rezultatin dhe nuk do të kërkojë rivotim të procesit zgjedhor.


    “E pranoj rezultatin si është i njoftuar nga KQZ. Nuk e kontestojmë rezultatin zgjedhor, por nëse ndonjë kandidat ka vërejtje mund të kërkon rinumërim e as rivotim. E respektojmë vendimin e sovranit”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se ekziston mundësia që qytetarët të zhgënjehen nga Kurti.

    “Ekziston mundësia reale e një mashtrimi dhe një zhgënjimi nga fituesi”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!