×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nuk pranoj kushte prej Serbisë, jo Republikë Serbe në Kosovë

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 22:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin se është i lumtur që nga dialogu me Serbinë ka hequr përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini dhe tash udhëheqëse është kancelarja gjermane, Angela Merkel.


    Ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk pranon Republika Srpska.

    “Nuk pranoi kushte prej Serbisë, nëse dikush mendon të kundërtën e mashtron vetën.
    Nëse dikush mendon se Kosova jep diçka në këmbim të njohjes është gabim, po e mashtron vetën. Nuk ka asnjë simpati për Dodik Republikë në Ballkan”, ka deklaruar Haradinaj në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa ka folur për Veriun e vendit, kryeministri ka deklaruar se në këtë pjesë zbtohet ligji.
    “Çdo pjesë të Veriut organet e rendit e zbatojne ligjin. Nuk muj me shti serbët atje me i ndëgju këngët e Luan Haradinajt e Adem Jasharit, i dëgjojnë të çetnikëve”, ka deklaruar Haradinaj.

    Kryeministri ndërkaq i ka çuar mesazh presidentit Thaçi se duhet pasur kujdes kur ju premtohet shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit se do bashkohen me Kosovën.

    Haradinaj mesazh Thaçit për Luginën e Preshevës: Të jemi të kujdesshëm me shqiptarët atje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!