×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nuk tregon sa zëvendësministra do t’i ketë Qeveria Hoti

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 12:32

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka vizituar degën e kësaj partie në Gjilan në 20 vjetorin e themelimit.


    Haradinaj ka takuar kryetarin e degës, Rexhep Kadriun, kurse pas takimit janë prononcuar për media.

    Haradinaj tha se nuk e kanë vizituar komunën që udhëhiqet nga Lutfi Haziri për arsye të vizitës që ka pasur për 20 vjetorin e AAK’së.

    “Sot s’kam bërë aktivitet për të shkuar në komunë, për t’u interesuar për pandeminë, për arsye se është përvjetor partie dhe nuk kemi dashur të përzijmë temat” , tha Haradinaj.

    Ai është pyetur edhe për programin qeverisës dhe numrin e ministrive në qeverinë Hoti, pjesë e së cilës do të jetë edhe AAK’ja.

    Haradinaj tha për programin qeverisës dhe numrin e zëvendësministrive duhet të pyetet i mandatuari Avdullah Hoti.

    “Aleanca është kontribuuese në qeverinë Hoti, e di se programi është në fazën finale, nuk mundem me fol për numrat e zëvendësministrave sepse për këtë është kompetencë e mandatarit, AAK’ja ka ra dakord që të ruhet madhësia ekzistuese e qeverisë me ndonjë propozim të vogël që propozon mandatari”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!