×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj paralajmëron ardhjen e një kompanie ajrore që do të hapë qindra vende pune

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 17:07

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar sot se kompania ajrore gjermane “EuroWings” pjesë e Lufthansa Group, ka përzgjedhur Kosovën si bazë të sajë për të operuar dhe ofruar mundësi të shumta në tregun e aviacionit ajror.


    Kreu i Qeverisë ka treguar se me ardhjen e këtij investimi, Kosovës do t’i shtohen rreth 300 vende të reja të punës.

    Këtë sot ia ka konfirmuar drejtori i kompanisë gjermane, Thorsten Dirks, të cilin e ka pritur Haradinaj në një takim në zyrën e tij në Qeveri.

    Njoftimi i plotë i Haradinajt:

    Kosova bëhet nikoqir i bazës së parë në Europën Juglindore për kompaninë prestigjioze Eruoëings, pjesë e Lufthansa Group me qasje në Star Alliance, grupi i parë dhe më i madh i linjave ajrore ndërkombëtare.

    I lumtur të kuptoj, përmes Drejtorit Gjeneral të kësaj kompanie, Thorsten Dirks që Euroëings e zgjedhë Kosovën si bazën e saj për të operuar në rajon dhe për të ofruar mundësi të shumta dhe konkurruese në tregun e aviacionit ajror.

    Nga ky operim, përveç linjave direkte të reja dhe shtimit të linjave ndërlidhëse, Kosova po shndërrohet në pikë orientuese dhe bazë për për zhvillim dhe investime të huaja, me theks të veçantë investimet gjermane.

    Ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat.

    Lajmi i sotëm, do t’i paraprijë një investimi tjetër që do të rezultojë me hapjen e rreth 300 vendeve të punës, përmes Akademisë që Eurowings dhe Eurokoha, do ta hapin nga muaji shtator 2019, për trajnimin e stafit dhe ekuipazhit.Urime Kosovë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!