×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas anulimit të Samitit: Në Paris do të shkoj për liberalizim të vizave

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 20:14

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se takimi ne Berlin ka ndodh mes delegacioneve teknike të dialogut Kosovë-Serbi, që siç tha ai, nuk është i fshehtë, meqë i njëjti është thirrur nga zyra e kancelarës Merkel.


    Ndërkohë ka bërë të ditur se Samiti i Parisit nuk do të mbahet, por tha se atje do të shkojë të lobojë për liberalizimin e vizave. Ramush Haradinaj tha se në Berlin nuk është zhvilluar asnjë takim i fshehtë në Beril, por atje janë takuar delegacionet teknike me ftesë të zyrës së kamcelarës Merkel.

    “Një takim ka ndodh i delegacioneve teknike të dialogut, me së paku mund t’i thotë dikush këtij takimi i fshehtë, i kam informuar përpara partneret e koalicionit dhe ndërkombëtarët, nuk është takim i msheft, takim i delegacioneve të dialogut teknik, prej zyrës se kancelarës Merkel. Nuk quhet i msheft kur të thirr zyra e kancelarës Merkeli, i thirr delegacionet e dialogut teknik”, ka thënë Haradinaj para strukturave të partisë në Fushë Kosovë.

    Kryeministri përmendi prapë çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën tha se është punë që do ta kryejë. Ai tha se Samiti i Parisit është shtyre por qe atje do të shkojë për çështjen e vizave.

    “Nuk jam prej atyre që heqin dorë, po mendojnë që është larg, në Gjermani më kanë thënë po. Do të shkoj edhe në Paris për këtë. Edhe pse Samiti i Parisit është shty, atje do të shkoj për liberalizim të vizave”, tha Haradinaj.

    Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së librezave të partisë për disa anëtarë të rinj që aderuan në AAK, në mesin e tyre disa nga Kosova Lindore.

    Haradinaj tha se përkrahja e Aleancës për njerëzit në Kosovën Lindore çdo herë ka qenë pa kalkulime politike.

    “Gjatë etapave të jetës sonë kujdesi ynë ndaj bashkëkombësve tonë në Kosovën lindore ka qenë i sinqertë, ka qenë pa kalkulime të çfarëdo natyre. Në momente të caktuara kemi dhënë do gjë nga vetja që të jemi me njerëzit tanë ne Kosovën Lindore, edhe kur lypet nuk do te kursehemi që të jemi me njerëzit tanë, bashkëluftëtarët tanë në Kosovën Lindore”, tha Haradinaj, raporton Kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!