Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar bisedë telefonike me disa kryetarë të komunave dhe kryetarët e Degëve të AAK-së, pas situatës së krijuar me përhapjen e Coronaviursit COVID-19.
Ai thotë se shqetësim i tyre mbetet se ka mungesë nga lista esenciale e barërave deri te mjetet elementare, për të pajisur Spitalet Regjionale dhe QKMF-të, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot kam zhvilluar biseda me Kryetarët e Komunave të Kosovës, të përkatësive të ndryshme partiake e etnike, si dhe Kryetarët e Degëve të AAK-së, pas situatës së krijuar me përhapjen e Coronaviursit COVID-19.
Ata u shprehen se janë të mobilizuar dhe falënderues për kujdesin e qytetareve, personelit mjekësor, Ushtrisë, Policisë së Kosovës dhe shtabeve emergjente, që janë në vijën e parë të frontit!
Shqetësim i tyre mbetet se ka mungesë nga lista esenciale e barërave deri te mjetet elementare, për të pajisur Spitalet Regjionale dhe QKMF-të!
Kërkesë kishte sidomos për furnizim me barëra esenciale, maska e mjete tjera mbrojtëse, dezinfektim të hapësirave publike dhe pako ushqimore për skamnorët.
Do të mbetemi në gjendje gatishmërie, në përkrahje të njëri-tjetrit. Të bashkuar e kalojmë këtë gjendje!
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1666091253515282
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.