×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi insitucional

    Haradinaj pas deklaratave të Limajt: S’po më kujtohet asgjë, çdo gjë që lidhet me ta është e kaluar

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 14:31

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është pyetur në lidhje deklaratat e liderit të Nismës për koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

    E Haradinaj nuk ka dashur t’i komentojë këto deklarata.

    “S’kam ndonjë koment, s’po më kujtohet asgjë… A keni ndonjë pyetje tjetër, kjo nuk është diçka relevante. Çdo gjë që lidhet me këta është e kaluar. Jemi para parlamentit. Jemi në bllokim të seancës. Sikurse e dini, ne në takt tonin si aleancë i kemi dhënë dy zgjidhje që mos të mbetemi të bllokuar siç kemi mbetur tash e sa kohë. Së pari kemi dhënë mundësinë të votojmë një kandidat të LVV-së, por që na bashkon me votë, kemi dhënë emra. Po ashtu, e kemi bërë edhe një veprim të dytë. Po ju kemi drejtuar gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të dalim nga kjo gjendje…”, tha Haradinaj.

    Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit Haradinaj dhe Limaj garuan në koalicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!