×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas takimit të Biden dhe Merkel: Jam i bindur se liderët botërorë do ta përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 12:14

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka shpërndarë një postim në rrjete sociale, në të cilin ka përshëndetur takimin mes Presidentit amerikan Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel.


    Haradinaj ka shprehur bindjen se liderët e botës së lirë do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në postimin e tij, Haradinaj thotë se takimi mes Biden dhe Merkel është i nevojshëm për t’u adresuar çështjet e hapura të Ballkanit.

    Postimi i plotë:

    “Takimi midis Biden dhe Merkel është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!