×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Për 16 bujq erdhi njësia speciale në Rahovec, kurse 500 persona u lejuan të dalin në shesh

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 14:07

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Rahovecit, me ç’rast ka shprehur shqetësimin e tij për trajtimin që po i bëhet bujqve të kësaj komune nga qeveria në detyrë.


    Ai ka thënë se policia reagoi për 16 bujq që kishin dalë në treg për të shitur produktet e tyre edhe pse respektuan masat e IKSHP-së, por nuk veproi njëjtë me protestuesit që u mblodhën në shesh të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    “Është e padrejtë dhe e pakuptueshme për me i dërgu Njësitë Speciale nga Prishtina për me ia heq tregon 16 fermerëve që kanë respektuar distancat në përputhje me distancën e IKSHPK ashtu si i ka dhënë, kurse lejohen 500 persona në shesh për një aktivitet të pakuptimt”, ka deklaruar Haradinaj.

    Haradinaj më tej ka thënë se qeveria duhet t’iu dalë në ndihmë fermerëve.

    “Qeveria e Kosovës, edhe pse nuk i ka përfshirë në pakon e parë, duhet të gjejë zgjidhje dhe t’i ndihmojë fermerët”, ka deklaruar ai.

    Ai tha se qeveria e re që do të votohet shpejt do të përballet me specifikat e Rahovecit e komunave tjera si Suharekës, Prizrenit etj.

    Kujtojmë se policia e Kosovës provën për protestë të realizuar dje para qeverisë e ka vlerësuar normale, ndërsa reagimet nuk kanë të ndalur duke thënë se një tubim i tillë në kohë pandemie është i rrezikshëm dhe organet gjegjëse duhet të  tregojnë nëse personat që u mblodhën në shesh kanë pasur leje apo jo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!