×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Për këtë Kosovë s’i kam pa as fëmijët e mi sepse kam mbajtë burg, nuk ndërroj qëndrime

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 23:39

    I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka shprehur bindjen e tij që koalicioni të cilit i prin ai, do të jetë fitues.


    Ai ka thënë se nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e tij sepse qytetarët po e përkrahin atë.

    “Nuk kam arsye me ndërru bindjen që ma ka përkrah qytetari im. Nëse qytetari im ma shton përkrahjen, pse me i ndërru qëndrimet e mia. Me këdo që afrohem për koalicion, unë afrohem me këto qëndrime që m’i ka legjitimuar qytetari i vendit tim”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se nuk mund të falë territor të Kosovës, sepse ka thënë se për këtë gjë është bërë sakrificë e madhe.

    Ai ka thënë se ka luftuar ai e shumë të tjerë, si dhe ka qëndruar në burg, për këtë Kosovë.

    “Fëmijët e mi janë rritur pa i pa sepse unë kam nejtë burgjeve. Pse me falë tash?”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar burgu të Hagës ku ka qëndruar vite më herët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!