Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse nuk akuzohet nga Gjykata Speciale, ai do të kandidojë përsëri për kryeministër.
Në një deklaratë për Reuters, Haradinaj ka thënë se nëse nuk akuzohet, do të garojë përsëri me programin e njëjtë.
“Nëse nuk akuzohem. Do të garoj përsëri. Do garoj me programin e njëjtë, që nënkupton të arrijmë një marrëveshje me Serbinë”, ka thënë ai.
Ndryshe ditë më parë Haradinaj dha dorëheqje për shkak të ftesës që e ka marrë nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar.
Ai tash e 4 vite njihet për jokonstruktivitet politik me Brukselin dhe Washingtonin si dhe për proceset e tjera ndërkombëtare, të cilat u kundërshtuan dhunshëm dhe me gaz lotësjellës, siç ka qenë rasti të demarkacioni.
Veç kësaj, Haradinaj po ashtu bllokoi procesin e bisedimeve duke vendosur taksën 100 përqind e cila ndikoi ne izolimin dhe bojkotimin e Kosovës nga BE, si dhe mori kritika të ashpra nga SHBA.
Kujtojmë se pas gjithë këtyre ka reaguar edhe Ndihmës Sekretari Amerikan, Philip Reeker, i cili ka thënë se amerikanët nuk po krenohen fort me shqiptarët kohëve të fundit dhe se dy shtetet nuk i kanë më mardhëniet e mira siç i kishin dikur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.