Haradinaj publikon një fotografi prekëse me vogëlushen që iu helmua nëna në Deçan, ka një porosi për Qeverinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ka përcjellë me vëmendje si nga afër ashtu edhe nga distancat helmimin e banorëve të komunës së Deçanit.


Ai tha stafi mjekësor në QKMF, po i ndihmon pacientët në mënyrën më të mirë të mundshme, po barërat pacientët duhet t’i sigurojnë vet.

Ndër të tjera Haradinaj tha se këta pacientë kanë nevojë për ndihmë nga shteti e jo për deklarata të bukura e konferenca.

“Alvesa e vogël ka ardhur të shoh nënën e saj të prekur nga helmimi. Megjithë përpjekjet titanike të personelit mjekësor në QKMF për të ofruar ndihmën e parë për secilin, qytetarët duhet të blejnë vet ilaçet. Ata kanë nevojë për ndihmë nga shteti e jo për deklarata të bukura e konferenca”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.