×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qëndrimi i AAK-së është të ecim përpara me Amerikën

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 16:29

    Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpalosur detaje, të konferencës së Unitetit e cila u mbajt sot.


    Haradinaj u shpreh se AAK-ja i qëndron prapa mendimit se Kosova duhet të ecë me Amerikën si prijëse e dialogut dhe marrëveshjes përfundimtare.

    Haradinaj ka thënë se qëndrimi i tij dhe AAK-së është  se Kosova duhet të ecë përpara bashkë me Amerikën si pjesë e dialogut për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.

    Shkrimi i plotë:

    Sot kam iniciuar takimin e parë për Konferencën e Unitetit për Dialog, që të bashkohemi ne, të gjithë udhëheqësit e partive politike parlamentare në një vend, në një kohë, që të flasim për sfidat që na presin.
    Prezent në këtë takim të parë ishin kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare, ku munguan përfaqësuesit e LDK-së dhe Listës Srpska. Kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa më ka njoftuar paraprakisht se për shkak të disa zhvillimeve nuk mund të jetë pjesë e këtij takimi. Ishte një diskutim i hapur dhe shumë i sinqertë i të gjithëve dhe i falënderoj liderët për pjesëmarrjen. Sot u pa një dëshirë e të gjithë përfaqësuesve që të ketë përafrim qëndrimesh dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme. Qëndrimi im dhe i AAK-së është se ne duhet të ecim me Amerikën si prijëse e dialogut për një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi.
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!