Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Enver Zymeri dhe të gjithë policët e tjerë të rënë në krye të detyrës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se shembulli i Zymerit dhe heronjve të tjerë “janë modeli mbi të cilin lindi dhe frymon ky shtet”.
“Jeta dhe përditshmëria e Enverit, Afrimit dhe të gjithë atyre që bien për atdhe, është një mision i pandalshëm, i cili ushqehet nga vizioni se kushdo që prek territorin dhe qytetarët e shkroi ai.
Polici, Enver Zymeri, u vra më 26 korrik 2011 gjatë një aksioni në veri të vendit.
Më 27 korrik 2021 ishte zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës ndër vite.
Nga atëherë, në krye të detyrës gjatë përballjes me grupin kriminal serb në Banjskë ka rënë edhe polici Afrim Bunjaku.
Policët e rënë në krye të detyrës janë Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llaptinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanovic, Misin Krasniqi, Enver Zymeri, Jahi Maliqi Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj, Sami Thaqi, Arben Sejdiu dhe Afrim Bunjaku.