×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj sot në Hagë, këshilltarja e tij me postim prekës: Të pashë kur t’i ngulën “thikat në shpinë” ata që se prisje

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 11:45

    Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj, ka bërë një postim në FB për shkuarjen e kryeministrit në dorëheqje në Hagë. Ajo ka përmendur disa momente gjatë mandatit të Haradinajt, ku sipas saj qëndroi stoikisht kundër ndarjes së Kosovës, mbajtjen e taksës etj.


    Meliza Haradinaj thotë se Ramush Haradinaj u acarua kur ia përmendën ndarjen e Kosovës, e ja ngulën thikat ata që nuk e priste.

    Postimi i plotë i saj:

    Kryeministër,

    Të pashë teksa u acarove kur ta përmendën për herë të parë në zyrën tënde ndarjen e Kosovës;

    Të pashë teksa ia the troq, tejskajshmërisht i irrituar, atij që për herë të parë ta përmendi ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve – që nuk është më i mirëseardhur në zyrën tënde;

    T’a njoha dhimbjen kur ishe i vetëm në luftën për mosdorëzimin e sovranitetit të Kosovës te Serbia;

    Isha aty kur iu the të gjithëve që për Ushtrinë e Kosovës nuk do të vendoset në tavolinën dialoguese me Serbinë, as për Trepçën, as për tregun e Kosovës;

    Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën.

    Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë. Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.

    Na e the sot, që vetëm ata që qëndrojnë stoik për shtet e popull, do të dalin fitues! Kosova jonë e ka fitoren në derë!

    Faleminderit dhe Mirupafshim së shpejti në Kosovë, Kryeministër!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!