Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për takimin Haradinaj ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin amerikan për angazhimin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se partneriteti i Kosovës me ShBA-në është i përjetshëm.
“Në Ambasadën Amerikane, një takim përmbajtësor me Ambasadorin z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike.
E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës”.
“Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.