×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon ambasadoren finlandeze, kërkojnë konstituim të shpejt të institucioneve

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 17:09

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernval.


    Haradinaj ka thënë se me ambasadoren finlandeze kanë biseduar për situatën aktuale në vend dhe nevojën për konstituim të shpejt të institucioneve të reja.

    “Prita sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj.Pia Stjernval. Diskutuam për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja. Falënderova ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!