×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Gregoire Cuvelier

    Haradinaj takon ambasadorin belg, i kërkon mbështetje për Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 15:30

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier.

    Haradinaj ka thënë se Belgjika gjithmonë ka qenë përkrah Kosovës.

    “Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka kërkuar mbështetje për Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO.

    “Në takimin që pata me z. Gregoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike në vend. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!