×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Hargreaves

    Haradinaj takon ambasadorin britanik: Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 17:13

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u diskutuan çështje të rëndësishme politike dhe marrëdhëniet dypalëshe.

    Gjatë takimit, Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

    “Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës,” tha ikreu i AAK-së.

    Diskutimet u fokusuan në situatën aktuale politike në vend, me Haradinajn që informoi ambasadorin britanik për angazhimet e fundit të partisë së tij.

    “Gjatë takimit zhvilluam diskutim përmbajtësor për aktualitetet politike në vend, si dhe e njoftova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë,” shtoi kreu i AAK-së.

    Takimi nënvizoi marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me Haradinajn që theksoi natyrën e qëndrueshme të këtyre lidhjeve.

    “Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme!” përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!