×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon bashkatdhetarët në Gjermani: Mërgata jonë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës

    Reporteri
    04 Dhjetor 2022 | 18:32

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me dy deputetët Time Kadrijaj e Bekë Berisha po qëndron në Gjermani.

    Ai ka takuar atje bashkatdhetarë e zyrtarët të partisë, ku thotë se i ka informuar për situatën politike, të sigurisë dhe atë energjetike në Kosovë, si dhe ua ka sqaruar procesin e arritjes së marrëveshjes finale obligativo-ligjore për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

    Postimi i tij:

    Emocion i veçantë sa herë takohem me bashkatdhetarë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, ndjehem krenar kur takoj arkitektë, artistë, inxhinierë, mjekë, ndërmarrës të zotë, që jo vetëm na bëjnë krenarë për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar Kosovës. Falë tyre, bota e njeh realitetin që edhe ne ndajmë aspiratat dhe vlerat njëjta europiane.

    Së bashku me deputetët Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, sot në tubimin e organizuar nga bashkatdhetarët në Bad Salzuflen, shpreha falënderimin për shtetin gjerman, që po vazhdon me qëndrim konsistent, në favor të integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës.

    I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, krizën ekonomike dhe energjetike në vend, e po ashtu kam sqaruar procesin e arritjes së marrëveshjes finale obligativo-ligjore për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkatdhetarët u interesuan edhe për rolin e Aleancës në opozitë dhe po ashtu mora lajme të mrekullueshme për aktivizimin si asnjëherë më parë të mërgatës për Aleancën dhe vizionin e saj.

    Falënderova kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, si dhe i urova suksese kryetarit të sapozgjedhur për Bad Salzuflen, Republika North Rhine-Westphalia, Shkelzen Fetahaj.

    Mërgata jonë ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, përkrahje e parezervë e ekonomisë, e tani model i suksesit dhe të arriturave. Duke qenë gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj Atdheut, i sigurova se Aleanca i ka dyert e hapura për secilin prej tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!