×
  • Lajme
  • Lajme

    Harta e komunave të prekura me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 21:04

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar sot 4 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm në 9.


    Tre prej tyre janë nga Malisheva, kurse një nga Podujeva, komunë që edhe kjo tashmë hynë në hartën e vendeve të rrezikuara nga koronavirusi.

    Malisheva prinë me 4 persona të konfirmuar të prekur me koronavirus, pas saj renditet Vitia me 3 raste, kurse nga një rast është i paraqitur në Klinë dhe një në Podujevë.

    Kujtojmë se pas paraqitjes së rasteve të reja, Qeveria e Kosovës sonte shpalli gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!