×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Ju e dini qëndrimin tim për këtë president, por gjendja e jashtëzakonshme duhet shpallur

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 9:57

    Presidenti i Republikës Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, por këtë po e kundërshton kryeministri Albin Kurti dhe njerëzit tjerë të Vetëvendosjes, pasi në këtë rast është Presidenti ai që i merr kompetencat e menaxhimit të krizës me coronavirus. Ish’kreu i Gjykatës Kushtetutese, profesori Enver Hasani, thotë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme duhet bërë në bazë të vlerësimeve për rrezikun, e jo bazuar në interesa meskine të politikanëve.

    Hasani ka kritikuar deklaratën e zv.kryeministrit Haki Abazi i cili kundërshtoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke thënë se situata është stabile.

    Sipas Hasanit, nëse të gjitha organet kompetente, duke përfshirë edhe OBSH’në e cila e ka shpallur situatën si pandemi, nuk duhet ta lënë Kosovën të qetë, dhe të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

    Sa i përket komptencave të Presidentit në këtë rast, Hasani ka thënë se ai nuk mund të marrë asnjë vendim ekzekutiv jashtë çështjes së coronavirusit, shkuran Reporteri.net.

    Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kompetencat për menaxhim të situatës me coronavirus i merr Këshilli i Sigurisë ku bënë pjesë edhe Qeveria e edhe FSK’ja, ndërsa presidenti bëhet udhëheqës i këtyre dy institucioneve.

    ‘’Nuk mund Presidenti të bëjë asgjë përvec asaj që thuhet në nenin 84. Presidenti merr kontrollin e FSK’së. Nuk guxon të largojë taksën, nuk mund të bëjë asgjë në qeveri. Vetëm merr masa për koronavirusin’’, thotë Hasani.

    ‘’Edhe po të ngjallej Stalini nuk mund të bëjë gjëra jashtë kompetencave. Kuvendi është Gjykata kushtetuese në këtë rast. Askush nuk ka nevojë të bëhet marak’’shton ai.

    Duke folur për atë nëse presidenti po mundohet ta shfrytëzojë situatën për të fituar pushtet, Hasani ka thënë se të gjithë e dinë qëndrimin e tij për këtë president, por situata është me rrezik të lartë dhe nuk guxohet të jemi indiferent ndaj saj, andaj sipas tij, duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme, e cila votohet nga Kuvendi. Ky Kuvend sipas Hasanit nuk lejon që presidenti t’i keqpërdor kompentencat e tij, edhe nëse ai do të kishte vullnet ta bënte këtë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!