×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Askujt nuk i kemi premtuar asgjë, mendësia e së kaluarës duhet të përfundojë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 17:28

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duke folur për mundësinë e bërjes së numrave për zgjedhjen Vjosa Osmanit presidente të vendit, ka thënë se kanë biseduar me deputetë të ndryshëm, por asgjë askujt nuk i kanë premtuar në këmbim të votës.


    Haxhiu në një prononcim për Kanal 10, ka thënë se Vetëvendosje nuk vepron me mendësinë e politikës së kaluar kur deputetëve në këmbim të votës iu jepnin favore.

    E pyetur nëse në këmbim të votave janë dhënë poste të zëvendësministrave, Haxhiu e ka mohuar duke thënë se mendësia e së kaluarës duhet të përfundojë.

    Megjithatë, Gazeta Online Reporteri.net, ka mësuar se vota e 80 është siguruar, dhe ajo do të jetë e deputetit minoritar Adem Hoxha, i cili dje nuk ishte në seancë.

    Në këmbim të kësaj vote, partia e tij ka marrë një zëvendësministër, dhe këtë për Gazetën Online Reporteri.net, e ka konfirmuar vetë deputeti Hoxha.

    “Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, ka thënë Hoxha shkurt për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!