×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu e viziton Prokurorinë Themelore në Pejë, njoftohet me sfidat e tyre

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 14:15

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Prokurorinë Themelore në Pejë, me ç’rast u prit nga kryeprokurori, Agim Kurmehaj dhe zëvendëskryeprokurori, Ersan Çavolli.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se është njoftuar për numrin e vogël të prokurorëve 11 nga 19 prokurorë sa ishin, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Njëherit, ministrja ka thënë se gjatë vizitës atje, ka theksuar prioritetet e Qeverisë që ndërlidhen me reformën e punën që bëhen në adresimin e dhunës në familje.

    “Sot, vizitova PTH në Pejë, me ç’rast u prita nga kryeprokurori, Agim Kurmehaj dhe zv. kryeprokurori, Ersan Çavolli. I njoftova për prioritetet tona që ndërlidhen me reformën, punën që po bëjmë me fokus në adresimin e dhunës në familje ku vetëm nga janari e deri më sot në Komunën e Pejës janë raportuar 258 raste të dhunës në familje si dhe i njoftova për politikat në fuqizimin e ligjeve dhe mekanizmave që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin. U njoftova për angazhimin e tyre sidomos për këto raste dhe po ashtu për numrin e vogël të prokurorëve 11 nga 19 prokurorë sa ishin, por që pavarësisht kësaj rezultatet nuk kanë munguar”, thuhet në postimin e plotë të Haxhiut.

    Tutje, ajo bërë të ditur se kanë vizituar hapësirat e kësaj prokurorie, kështu duke takuar prokurorë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë, ndërmjetësues dhe staf tjetër administrativ.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!