Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se për ta shpëtuar veten, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, është në gjendje ta akuzojë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që kanë bashkëpunuar me Serbinë për të luftuar.
Haxhiu i ka bërë në fjalën e tij në seancën plenare të enjten ku u diskutua në lidhje me bisedën që u publikua të mërkurën në mes të Kusari-Lilës dhe terroristit Milan Radojiçiq.
“Për me pshtu veten kjo është në gjendje me akuzu edhe UÇK-në që kanë bashkëpunu me Serbinë për me luftu.
Kjo është logjika e sajna që s’e meriton me qenë deputete sepse e fëlliqë edhe mandatin e deputetit”, ka thënë Haxhiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.