×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Shkelja e vendimeve të Qeverisë është e dënueshme dhe penalizohet

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 18:35

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me mosrespektimin e vendimit të Qeverisë nga kompanitë të cilat po detyrojnë punëtorët që të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor.


    Ajo më anë të një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që vendimet dhe masat që janë marrë për sigurinë e qytetarëve për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19, janë të detyrueshme për të gjithë, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me pikat që lidhen me marrdhënien e punës, ende ka biznese, kompani që nuk po rrespektojnë pika të caktuara të vendimit e sidomos sipas informacioneve që i kam, po i detyrojnë të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor. Kjo është shkelje e vendimeve të Qeverisë. Kjo është e dënueshme dhe penalizohet sepse rrethanat e tilla nuk duhet të keqpërdoren nga askush”, ka shkruar ajo.

    Haxhiu ka bërë thirrje tek të gjithë ata që po konsiderojnë që po u shkelen të drejtat nga Marrëdhënia e Punës, t’i drejtohen Inspektoriatit të Punës, në mënyrë që ajo të raportojë secilën shkelje që shkon në adresën e saj.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    “Qeveria ka ndërrmarë veprime e masa për sigurinë e qytetarëve për shkak të rrezikut nga pandemia COVID – 19. Këto vendime janë të detyrueshme për të gjithë. Megjithatë lidhur me pikat që lidhen me marrdhënien e punës, ende ka biznese, kompani që nuk po rrespektojnë pika të caktuara të vendimit e sidomos sipas informacioneve që i kam, po i detyrojnë të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor. Kjo është shkelje e vendimeve të Qeverisë. Kjo është e dënueshme dhe penalizohet sepse rrethanat e tilla nuk duhet të keqpërdoren nga askush. Në paralajmërim për gjithë ata: “Kërkohet nga të gjitha palët të cilat konsiderojnë që po u shkelen të drejtat nga Marrëdhënia e Punës por edhe Siguria dhe Shëndeti në Punë dhe që afektohen nga vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’i drejtohen Inspektoratit të Punës, përmes numrit pa pagesë 0800 77 5 77 apo në e-mail zyrtar: inspektoratipunes@rks-gov.net.’ Unë do të raportoj secilën shkelje që vjen në adresën time!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!