Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk e ka mirëpritur formën e tillë të dorëheqjes së Haradinajt nga pozita e kryeministrit, por shtoi se kjo qeveri do të mbahet mend vetëm për këtë gjë pasi ka dështuar të marrë vendime të mëdha.
Haziri tha se nuk beson se mund të ndodhin koalicione parazgjedhore të mëdha.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që PAN të bëhen bashkë, gjithnjë siç thotë ai ndaj frikës nga LDK-ja.
“Kur vjen puna kundër LDK-së të gjitha partitë bëhen bashkë edhe Lista Serbe”, tha Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.
Nënkryetari i LDK-së më tej ka deklaruar se akti i dorëheqjes së kryeministrit e sjell edhe AAK-në pro zgjedhjeve të reja. /Reporteri.net/.