Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare më datë 20 qershor 2022, një ndër vendimet e marra ishte heqja e pikës kufitare të Morinës për sezonin turistik.
Kështu turistët do ta kenë më të lehtë të vinë nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas pa krijuar radhë trafiku.
Kryeministri, Edi Rama ka postuar një video në faqen e tij zyrtare ne Facebook ku ndan periudhat se si ka qenë pika kufitare dhe si është në ditët e sotme.
Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive u miratuan 16 marrëveshje bashkëpunimi që kishin të bënin që nga ekonomia, tek shëndetësia dhe siguria mes dy vendeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.