×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Heroi Agim Ramadani sot do të mbushte 57 vjeç, gruaja e tij: Si ta uroj ditëlindjen shpirti im?!

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 12:12

    Heroi Agim Ramadani sot do të mbushte 57 vjeç, e me këtë rast bashkëshortja e tij Shukrije Ramadani përmes një postimi në Facecook ka shkruar se ideali i tij dhe bashkëluftëtarëve të tij është shkel e harruar si të zhdukurit e luftës.


    Agim Ramadani kishte lindur më 3 maj 1963 në Zhegër.

    Ajo ka publikuar një foto kur ishin të rinj, ndërsa ka shkruar si ta uroj ditëlindjen shpirti im, kur në lulen e rinisë me gjakun tënd lave ëndrrat tua për Shqipërinë e bashkuar.

    Ajo thotë më tej se shumë gjëra u bënë ndryshe që 21 vite të mungesës së burrit të saj dhe se erërat e forta po fryjnë kufijve tanë me shpresën se mund të ju lëvizin, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Për ditëlindjen Tēnde! Si ta uroj ditëlindjen shpirti im?! Në lulen e rinisë me gjakun tënd lave ëndrrat tua për Shqipërinë e bashkuar.

    Shum gjëra u bënë ndryshe qe 21 vite të mungesës sate!Erëra të forta po fryjnê kufinjëve tanë me shpresën se mund të ju lēvizin,shtyjnë ma anash për ca hektarë,ose të ju përvetësojnë e me emrin tuaj të na bindin se kjo ishte edhe êndrra e juaj.

    Po harrojnë se gjaku i derdhur ecë lirshëm damarëve të tokës së lashtë pellazge e cila nuk falet aq lehtë,se frymon dhembje.Ti prekësh ata damarë e prek shpirtin epokave të çëndresēs.

    Ndoshta më mirē që na u mbyllën rrugët kah ju e lulet u vyshkēn nē duar,se do të habiteshe me pamjen e përqudnueme të botës njerëzore që do të vizitonin.Njerëz pa fytyra veq me sy. Kishin ardhur aq shum sy e ua kishim prishur qetësinë!

    Ti ke ditur ti lexosh sytë e njerëzve,të zbulosh të fshehtat e tyre e thikat pas shpine qē ti ruanin!Po tash jan shumuar thikat shpirti jem,në çdo anë secili therr secilin.e fshehet pas maskes së liderit.Ideali u shkel e harru si të zhdukurit e luftës.

    Êndrrat e bukura u shëmtuan e po shëndrrohen në makthe të humburish që se gjejnë rrugën e dritës!Asesi spo e gjejmë kush është Diogjeni,kujt tia besojmë shpirtin kur dreqërit me rroba engjujsh po vishen e mbi kokat tona daullet e patriotizmit i rrahin në emër të dheut e atdheut.

    Çdo herë jam lutur ti qelësh sytë e të shikosh lirinë që me gjak e lave,sot shpresoj që nuk na sheh e na dëgjon!Pusho i qetë shpirti im,se ti vetëm ditëlindje ke!

    Pusho, me bindjen se ngjyrat e lirisë janë ashtu siç i ëndërrove e pikturove me dashurinë e pêrjetshme!

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3066916526707964&set=a.426706887395621&type=3

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!