×
  • Lajme
  • Lajme / Austri

    Heshtje, dhimbje e homazh në Graz – një muaj pas masakrës ku u vra Lea Bajrami

    Autor:Xhemajl Rexha, Interaktiv Talks
    10 Korrik 2025 | 21:16

    “Grazi qëndron i bashkuar”, është baneri i madh në hyrje të shkollës Bork, në pjesën Lind të qytetit austriak, Graz. Afër tij, fotografi, qirinj dhe shumë lodra. Lea Bajrami, familja e së cilës vjen nga Vitia në Kosovë, ka dy fotografi aty.

    Ajo është një nga 9 fëmijët që u vranë, vetëm një muaj në parë. Lea ishte 15 vjeçare. Ajo ishte në klasën e saj, kur Artur A. 21 vjeçar, një ish-nxënës i kësaj shkolle hyri i armatosur brenda.

    Në një periudhë prej 7-10 minutash, ai vrau 10 persona, duke përfshirë një mësuese të shkollës. Kur Policia e rrethoi ai kreu vetëvrasje në njërin prej toaleteve, të katit të tretë. Mediat austriake raportuan se ai kishte lënë një letër në të cilën thoshte se ishte bullizuar, kur kishte ndjekur këtë shkollë.

    Një muaj më pas, ka vetëm heshtje përreth shkollës, dhe njerëz që ndalen dhe bëjnë homazhe tek fotografitë e fëmijëve.

    Lea, bashkë me dy viktima boshnjake të sulmit, janë varrosur disa ditë pas masakrës në varrezart myslimane në periferi të qytetit austriak. Ajo kishte lindur këtu, dhe ishte dëshirë e familjes që varri të ishte më afër tyre.

    Në ceremoninë me rite islamike, kishin marrë pjesë shqiptarë të shumtë nga Grazi dhe pjesë të tjera të Austrisë. Në këtë vend tani, një punonjëse e varrezave bashkë me një fëmijë të vogël, kujdeset që të dërgojë lule të freskëta, tek secili varr – edhe ai i kosovares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!