×
  • Lajme
  • Lajme / Komision

    Hetimi për subvencionimin e librave shkollorë, sot intervistohen dy dëshmitarë

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 8:55

    Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 do të mbajë mbledhjen e radhës.

    Ky komision sot në rend dite ka intervistimin e dy dëshmitarëve, si udhëheqësin e divizionit të prokurimit në MAShTI dhe Eglantina Bërhanin, drejtore ekzekutive Botime PEGI.

    Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore përbëhet nga: Shemsedin Dreshaj (kryesues), Ardian Kastrati (zëvendëskryesues) dhe anëtarët – Armend Muja, Arjeta Fejza, Mefail Bajqinovci, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, Arbër Rexhaj, Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi, Agim Veliu, Duda Balje.

    Dje u intervistua drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri dhe Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumanova-Baçi.

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u themelua muaj më parë.

    Ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo, gjatë viti shkollor 23/24. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!