×
  • Lajme
  • Lajme / Veri

    Hidhet një mjet shpërthyes në Zubin Potok, nuk ka të lënduar

    Reporteri
    04 Shtator 2024 | 10:21

    Një mjet shpërthyes është hedhur në orët e hershme të mëngjesit në një fshat në Zubin Potok, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Mjeti shpërthyes është hedhur në oborrin e një qytetari serb në fshatin Pridvoricë të Zubin-Potokut.

    Zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani tha se mjeti shpërthyer dyshohet të jetë granatë dore.

    Ai tha se nuk ka të lënduar, teksa janë shkaktuar dëme materiale.

    Ende nuk dihen rrethanat e tjera të kësaj ngjarje.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!