×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori amerikan në Serbi

    Hill: Qeveria e Kosovës e ka shumicën e fajit që s’ka progres në dialog

    Reporteri
    18 Janar 2025 | 13:15

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka shumicën e fajit që nuk ka pasur progres në dialog.

    Ai ka thënë se shpreson të ketë më snhumë përpjekje në dialogun e Brukselit.

    “Shpresoj për më shumë përpjekje në dialog, veçanërisht në dialogun e Brukselit të udhëhequr nga evropianët. Shumë prej nesh janë të zhgënjyer nga mungesa e progresit, dhe për mendimin tim, shumica e fajit i takon Qeverisë së Kosovës”, ka pohuar ai.

    Ai në një intervistë për Radiotelevizionin serb të premten ka deklaruar se Kosova duhej të bënte disa gjëra për mbrojtjen e komuniteteve.

    “Kjo ka qenë sfidë e vërtetë. Kosova duhej të bënte disa gjëra, duke përfshirë mbrojtjen e komuniteteve të ndryshme, duke përfshirë popullatën serbe. Personalisht, progresi në Kosovë më duket shumë zhgënjyes”, ka thënë Hill.

    Kujtojmë se Hillit i përfundon mandati si ambasador në Beograd pas inaugurimit të Donald Trumpi si president i 47-të i SHBA-së më 20 janar.

    Hill mori pozitën e ambasadorit në mars tëe vitit 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!