Policia e Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë qendrore të shënimit të 25 vjetorit të themelimit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se Policia e Kosovës për herë të parë do të ketë himin dhe marshin e saj.
“Në këtë datë historike të 25 vjetorit themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e policisë së Kosovës, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetor do të publikohen dhe njëkohësisht do të interpretohen para jush”, tha Kelani
Marshin dhe himnin e Policisë së Kosovës e kompozoi Valton Beqiri. Garda e Policisë së Kosovës parakaloi gjatë intonimit të himnit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.