Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka quajtur hipokrizi deklarimet e zyrtarëve të pushtet, të cilët po e konsiderojnë arritjen e marrëveshjes për faturimin e energjisë elektrike në veri si sukses të Qeverisë Kurti.
Zemaj ia ka kujtuar partisë në pushtet, se kjo marrëveshje dikur ishte kundërshtuar ashpër na vet ata.
Zemaj ka publikuar komunikatën e Vetëvendosjes, e cila më 10 shtator të vitit 2015 e kishte kundërshtuar atë marrëveshje, duke thënë se e njëjta e legalizon ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe largon Kosovën nga unifikimi me Shqipërinë.
Përmbajtja e marrëveshjes i jep autorizim kompanisë “Elektrosever”që të shpërndajë faturat e energjisë elektrike te serbët në Veriun e Kosovës. Kjo kompani do të licencohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).
Marrëveshja është e njëjtë si ajo e vitit 2015 e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, po në atë kohë kryeministër ishte Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës e opozita drejtohej nga Albin Kurti, tash kryeministër i vendit.
Kujtojmë se m të ardhur për herë të parë në pushtet, Albin Kurti premtoi rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë. /Reporteri.net