×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet në telefon me këshilltarin e Macronit, mësohet çfarë u diskutua

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 16:24

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron.


    Hoti e falënderoi këshilltarin e presidentit francez, për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike, shkruan Reporteri.net.

    Me këtë rast, Bonee, duke e përgëzuar Kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Franca i mbështet përpjekjet e Qeverisës së Kosovës për reformat demokratike, luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë COVID- 19.

    “Duke i potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në mes dy vendeve tona, z. Emmanuel Bonne tha se Franca e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, njofton Zyra e Kryeministrit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!