×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kërkon llogari nga Thaçi: Kush ua kërkoi emërimin e spiunit serb këshilltar?

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 15:50

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, duhet të tregojë se kush ia ka kërkuar emërimin e spiunit serb në kabinetin e tij.


    Ai shprehet i habitur se si Thaçi nuk është informuar me të kaluarën e këtij personi, edhe pse si këshilltarë ka dy ish-shefa të AKI-së, ndërsa aktuali i përgjigjet direkt kreut të shtetit.

    Postimi i plotë i Hotit:

    Emërimi i një spiuni serb si këshilltar i Presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.Si ka mundësi që Presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij?! Ndërkaq, shefi aktual i AKI-së, që i përgjigjet edhe Presidentit, ka qenë Drejtor i Policisë kur ky person i sigurimit serb ishte burgosur nga Policia e Kosovës.Por, përse Presidenti emëron një spiun serb në kabinetin e tij?! Kush ia ka kërkuar emërimin e këtij personi?! Për këtë Presidenti duhet të përgjigjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!