×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomi

    Hoti kritikon Bislimin e Gërvallën: Këta qeveritarë vërtetë janë përçudnuar

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 18:53

    “Këta qeveritarë vërtetë janë përçudnuar”, kështu ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për zyrtarët qeveritarë, shkruan Reporteri.net.

    Hoti ka përmendur deklaratën e Besnik Bislimit, se është ulur papunësuar, dhe një vendim të Donika Gërvallës për dokumente që lëshohen në konsullata dhe tarifat për to.

    “Norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim mininal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë”, shkroi Hoti mes tjerash.

    Bislimi: Ka rënie të papunësisë nga 11.8% në 10.7%

    Postimi i Hotit në Facebook:

    – Zv.kryeministri Bislimi deklaron se është ulu papunësia kur 200 mijë qytetarë, kryesisht të moshës së punës, janë larguar nga vendi;

    – Zv.kryeministrja Gërvalla, në vitin e katërt në pushtet, çuditet për tarifat e larta për pajisje me dokumente që lëshohen në konsullata dhe vendos t’i ulë ato;

    – norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim mininal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë.

    Lista nuk mbaron me kaq, por kaq për momentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!