×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti me tone të larta i kërkon Kurtit ta heqë taksën MENJËHERË, thotë se po luan lojëra

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 11:49

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur ashpër lidhur me taksën ndaj mallrave serbe, të cilën shefi i tij refuzoi ta hiqte sot.


    Ai, me shkronja kapitale, ka thënë se taksa duhet të hiqet sot dhe tërësisht, shkruan Reporteri.net.

    Hoti e ka akuzuar në një mënyrë shefin e tij, Albin Kurtin, për lojëra politike që, sipas tij, cojnë në distancim nga SHBA.

    “Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë. Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të ShBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, ka thënë Hoti.

    Ndërkohë, i dyti i Qeverisë ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media sot gjatë ditës, mirëpo nuk ka njoftuar për cfarë do të flas saktësisht.

    Sidoqoftë, LDK-ja dhe vetë Hoti kanë paralajmëruar kryeministrin Kurti edhe me tërheqje nga Qeveria në rast se nuk largohet taksa, sic po kërkojnë SHBA-të.

    Kryeministri Kurti, në anën tjetër, kërkoi falje mëngjesin e sotëm për mosheqjen e pjesërishme të taksës sic kishte premtuar, duke thënë se nuk kishte arritur ta bindte LDK-në./Reporteri.enet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!