×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti nis ditën me ambasadorin britanik, diskutojnë për dialogun dhe sundimin e ligjit

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 11:20

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abot.


    Hoti dhe Abott kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti rreth dialogut me Serbinë dhe sundimin e ligjit.

    Kryeministri Hoti është shprehur i lumtur për siç ka thënë të fillojë ditën me një nga partnerët më të afërt të Kosovës, shkruan Reporteri.

    Në takim sipas njoftimit të Hotit është diskutuar në veçanti për dialogun me Serbinë.

    Kujtojmë se Qeveria e re e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka nisur punën një javë më parë.

    Ndër vendimet e para të kësaj Qeverie është edhe heqja e masave të reciprocitetit, kjo për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!