×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti paralajmëron shtrëngim të masave si parapërgatitje për valën e dytë të Covid-19

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 10:30

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një vizite të tij në Shërbimin Spitalor të Kosovës ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është përmirësuar, mirëpo ka potencuar se Kosova duhet të përgatitet  për valën e dytë e cila tashmë ka përfshirë disa vende në Evropë.


    “Jemi në rrugë të mbarë. Para dy muajve 30-40 përqind e qytetarëve nuk besonin se ky virus është i rrezikshëm, tani situata është krejtësisht ndryshe”, është shprehur Hoti.

    Ai ka paralajmëruar se mund të ketë shtrëngim të masave në mënyrë që vendi të përgatitet më mirë për valën e dytë dhe të menaxhojë këtë situatë të kontrolluar të pandemisë, shkruan Reporteri.

    “Lutem që kjo situatë  që është krijuar tashmë një lloj kontrolli mbi pandeminë të vazhdojë dhe të shtrëngojmë ndoshta masat që të përgatitemi për vjeshtë. E di që ministri ka presione të ndryshme bga kuadro të ekonomisë e shoqërisë, arsimit e sportit, por për mua është e rëndësishme të balancojmë të gjitha çështjet, por duke vendosur jetën e qytetarëve në rend të parë. Siç po e shohim vala e dytë është kthyer në Evropë, ne po bëhemi gati që të jemi të përgatitur”, u shpreh Hoti.

    I pari i qeverisë, paralajmëroi se spitali për Covid do të bëhet gati për vjeshtë.

    “Objekti duhet të bëhet gati që besoj për vjeshtë. Vaksinimi duhet të fillojë sa më shpejtë”, theksoi kryeministri Hoti, duke shtuar se situata tani është më e mire duke i parë se si në rrugë dhe në shkolla  po respektohen rregullat anti-Covid. /Reporteri.net

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!