Avdullah Hoti, me rastin e Ditës së Nënës, ka shprehur mirënjohjen për rolin e nënave.
Mandatari i presidentit Hashim Thaçit për formimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me rastin e Ditës së Nënës, ka shprehur mirënjohjen për rolin e nënave, duke thënë se ato janë mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj.
“Me rastin e Ditës së Nënës, e cila festohet në shumë vende të botës, filluar nga ShBA-të, dua të kujtoj e të shpreh mirënjohjen për rolin e nënave. Në të gjitha kohërat dhe karshi të gjitha sfidave, ato janë krijueset e botës dhe të së mirës, kurueset e dhimbjeve dhe shpirtit, prijetaret e dashurisë dhe lumturisë, mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ndryshe, Dita e Nënës shënohet më 14 maj për nder të nënës, ndikimit të saj në shoqëri, dhe lidhjet e fëmijëve me nënën dhe vlerën e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.