Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur vetëm kritika sa i përket punës së menaxhemnit të Trepçës, edhe pse gjatë së premtes mori vendim që tu ndahen 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës.
Hoti i ka quajtur joadeukaute deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur kërcënoi me luftë.
“Nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit dhe nuk janë në frymën e procesit të dialogut”, ka thënë Hoti.
“Koha e konflikteve ka kaluar. Çështjet e hapura duhet t’i zgjidhim përmes dialogut”.“Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme tek qytetarët. Mesazhet tona janë të paqes dhe vendosmërisë për ta ruajtur sovranitetin”.