×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se nuk do ta ketë fatin e kryeministrave tjerë: Jam për të kryer punë, jo për t’u konfrontuar

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 15:39

    Përkundër se në dy seancat e fundit koalicioni qeverisës nuk ka arritur të kalojë me shumicë të thjeshtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti e ka mohuar se nuk kanë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara këtë stimulim financiar për qytetarët.


    I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Hoti e arsyetoi me infektimin me COVID-19 të disa deputetëve të shumicës.

    Ndërkaq, i pyetur  se a mund ta presë fatin e njëjtë sikur dy kryeministrat paraprakë pas përplasjeve me presidentin Hashim Thaçi, Hoti tha se “nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar me askënd brenda institucioneve, por jam për t’i kryer obligimet”.

    Ai këto komente i bëri pas një takimi me odat ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!