×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti viziton Prekazin, premton kujdes të shpejtë për Kullat e Jasharajve

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 13:49

    Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, sot së bashku me kabinetin e tij qeveritar bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.


    Hoti premtoj se kompleksi i Jasharjave do të ketë gjithë kujdesin e qeverisë së tij.

    “Do të ketë gjithë kujdesin e nevojshëm që ky vend të jetë ku kryhen nderimet e nevojshme”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se do të merret me këtë çështje brenda ditësh apo javësh.

     

    Ndërsa shkuan te Kullat, familjari Bekim Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt, tha se procesi ka ngecur prej kohësh dhe është mirë të intervenohet sa më shpejt, pasi kullat po dëmtohen çdo ditë e më shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!